Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

24-28 qershor 2013 – Java Evropiane e Energjise se Qendrueshme

Shoqata e Bashkive te Shqiperise ne bashepunim me Rrjetin e Shoqatave te Autoriteteve Lokale te Evropes Juglindore (NALAS) organizon ne daten 28.06.2013 tek Hotel “Tirana International” tavolinen e rrumbullaket: “Integrimi i Bashkive dhe efektiviteti i energjise”.

Zvogelimi i sasise se energjise qe konsumojme cdo dite eshte nje burim i madh energjie. Shpenzojme me pak, mbrojme mjedisin dhe nxisim konkurrencen. Duhet angazhim i te gjitheve – qeveri qendrore, qeveri vendore, biznese, institucione te pavarura, universitete, organizata jo qeveritare dhe cdo qytetar.

Gjithashtu promovojme NEXPO 2013 – Panairi Nderkombetar i Bashkive, qe do te zhvillohet ne Rijeke dhe Opatija, Kroaci, me 25-27 shtator 2013 ne bashkepunim me Shoqaten e Qyteteve te Republikes se Kroacise, Shoqaten e Bashkive te Republikes se Kroacise, qytetet e Rijekes dhe Opatija, si dhe NALAS-Rrjeti i Shoqatave te bashkive te autoriteteve vendore te Evropes Juglindore, ku Shoqata e Bashkive e Shqiperise eshte anetare themeluese e saj.

Tema e NEXPO 2013 eshte integrimi ne BE. Nder aktivitetet e tjera, NEXPO kete vit pritet te ofrojne mundesi te shumta per qeverite vendore qe te takohen me perfaqesuesit e sektorit te biznesit dhe te terheqin investitoret, me nje fokus te vecante te projektet per efikasitetin e energjise dhe shfrytezimin e burimeve te energjise se rinovueshme.

Ne kete takim do te jene te ftuar Bashkite, Komunat, Qarqet, Dhomat e Tregetise dhe Industrise, Institutet kombetare, Institucionet nderkombetare, etj.

Mjedisi Sot, 17.06.2013