Familjare I - 7.7 L/kWh
Familjare II - 13.5 L/kWh
Tarifa KESH - 1 L/kWh
Tarifa FPSH - 2.2 L/kWh
Tarifa CEZ - 5 L/kWh
Tarifa OST - 0.65 L/kWh
*Cmimet e plotaKryeministri Berisha emeroi dje zonjën Mimoza Hajdarmataj, në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit Qendror. Ky mega-inspektoriat eshte formuar nga shkrirja e 36 inspektoriateve ne 12 te tilla dhe do te jete superfuqi me te drejta absolute. Vleresohet se IQT, DPMK etj do te shkrihen ne nje inspektoriat, i cili do te jete ne varesi te Zj. Hajdarmataj. Keto ndryshime pasojne miratimin ne kuvend te ligjit nr.10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
Me poshte eshte urdheri i plote.
Urdhër për emërimin në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit Qendror, të zonjës Mimoza Hajdarmataj.
Në mbështetje të pikës 3, të nenit 102, të Kushtetutës, dhe të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, Kryeministri Berisha urdhëroi emërimin e zonjës Mimoza Hajdarmataj, në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit Qendror.
Urdhri vijon si më poshtë:
URDHËR PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të pikës 3, të nenit 102, të Kushtetutës, dhe të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”,
URDHËROJ:
Znj. Mimoza Hajdarmataj emërohet Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
energjia.al, 31.08.2011
Related Tags: inspektoratit, qendror, mega, pergjithshem, emerohet, inspektori, eksklusive