Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

IFC dhe Intesa Sanpaolo Bashkëpunojnë Për Të Zhvilluar Tregun e Energjisë së Rinovueshme

IFC (Korporata Financiare Ndërkombëtare), anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri, nënshkruan një marrëveshje këshillimi për zhvillimin e mëtejshëm të ekspertizës së punonjësve të kreditimit të bankës në fushën e financimit të projekteve të energjive të rinovueshme me focus në projektet e hidrocentraleve. Kjo iniciativë është pjesë e programit të IFC-së për të ndihmuar institucionet financiare vendase në Ballkanin Perëndimor të zhvillojnë tregun e energjisë së rinovueshme duke rritur investimet e tyre në këtë sektor. Shqipëria tashmë njihet si një vend me potencial të madh hidroenergjetik, por nuk e ka atë të zhvilluar plotësisht.

“IFC-ja, në mënyrë unike, është pozicionuar në ndihmë të tranzicionit të vëndeve drejt një të ardhme mjedisore me nivel të ulët karboni,” tha Jasper Kjaer, Drejtor Rajonal i IFC-së për Shërbimet Këshilluese. “Për këtë qëllim, IFC ka zhvilluar një paketë të plotë këshillimi të përshtatur për bankat vendase në Ballkanin Perëndimor, e cila do të përmirësojë aftësinë e tyre për të depërtuar në biznesin e energjisë së pastër.”

“Ky bashkëpunim paraqet një moment të ri në strategjinë tonë afat-gjatë për Shqipërinë, tha Alexander Resch, Zyrtar i Lartë Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo në Shqipëri.“Intesa Sanpaolo Shqipëri beson në zhvillimin e ardhshëm të tregut Shqiptar të energjisë së Rinovueshme dhe është e angazhuar për të mbështetur investitorët e saj në mënyre sa më profesionale duke ndërtuar nje ekip të specializuar.”

IFC-ja, nëpërmjet Programit Këshillimor të Burimeve të Rinovueshme ne Ballkan, synon të nxisë zhvillimin e tregut të energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe në rajonin e gjërë të Ballkanit Perëndimor, duke punuar me zyrtarët e qeverisë për përmirësimin e kuadrit rregullator, duke bashkëpunuar me kompanitë e energjisë së rinovueshme për të zhvilluar hartimin e projekteve të tyre dhe këshilluar bankat vendase për të rritur huadhënien për projekte të tilla.

IFC-ja është duke zbatuar Programin e saj Këshillues për Energji të Rinovueshme në Ballkanin Perëndimor (BREP) në bashkëpunim me Ministrine e Financave Austriake.

energjia.al 30.09.2013