Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Libri i Maksim Shulit “Nafta dhe Politika”

Kush eshte i interesuar te njohe me hollesi se cfare eshte bere keto 20 vitet e fundit dhe cfare po behet sot, duhet te lexoje kete liber te mrekullueshem, te shkruar nga nje naftetar i angazhuar prej shume kohesh me naften, duke filluar nga kantjeri deri ne Drejtor i Pergjithshem, apo nga studjues shkencor deri ne Deputet ne Kuvendin e Shqiperise.
Libri ”Nafta dhe Politika” eshte nje ‘’Rrefim Monografik”, mbasi nje pjese te madhe te jetes ja kam kushtuar aktivitetit shkencor dhe teknik ne kete fushe. Ai trajton me thjeshtesi rrugen e veshtire dhe perpjekjet e medha te bera per mbrojtjen dhe reformimin e sistemit te industries se naftës ne vendin tone.
Libri nis me nje analize te politikaneve tane, se cilat jane pardigmat e lidershipit. Ne liber eshte denoncuar me guxim korrupsioni qe ka ndodhur dhe po ndodh aktualisht ne Marreveshjet Hidrokarbure te lidhura nga Qeverite ne formen e kontratave koncesionare.Tregohet se si negociatoret, te cilet kane perfaqesuar interesat e shtetit, pas nenshkrimit te kontrates Koncesionare, punesohen tek koncesionari ne shkembim te lehtesirave apo nje sasi parash te felliqura duke shitur keshtu veten dhe interesat e te gjithe shoqerise.
Ne liber trajtohen me kujdes te vecante koncesionet e naftës qe prej vitit 1875 kur nuk kishim ende shtet, kur Qeveria Otomane dha me koncesion minieren e Selenices ne Vlore nje Kompanie Franceze dhe me pas vazhdimin e ketyre koncesioneve ne kohen e Qeverise se Zogut e deri ne ditet e sotme. Ne liber tregohet rrjedhshem debate id y grupeve te ndryshem per te reformuar sistemin e naftës dhe se si triumfoi varianti, i cili nuk duhet te kishte fituar, pasi e copetoi Kompanine Kombetare ne tre pjese, duke ja ulur vleren ne menyre drastike.
Nje vend te rendesishem ne liber zene edhe negociatat e sukseshme te viteve 1988-1992 per kerkime ne detin Adriatik dhe Jon, bere me kompanite e fuqishme te naftës si Deminex, OXI, Chevron, Shell, Agip dhe Hamilton ku u arriten rezultate te shkelqyera.
Me vemendje te vecante kane trajtuar koncesionet 25 vjecare qe jane dhene sot dy kompanive te Banker’s Petroleum dhe te Stream OIL, duke ngritur disa dyshime per demtim te interesave te Kompanise Albpetrol por dhe te shtetit shqiptar.
Ne liber trajtohen gjeresisht se cilat jane kushtet, kush duhet ti kontrolloje ato rreptesisht dhe se s ii kontrollojne dhe monitorojne vendet fqinje kontratat e te njejtit lloj. Denoncohet korrupsioni me fuqine punetore qe bejne drejtuesit e naftës ne Albpetrol ne bashkepunim me Ministrine e Energjetikes, Finances dhe Punes, te cilet ne fushata elektorale punesojne militante ne kerkim te votes. Duke patur parasysh se nafta eshte energjia, ne menyre te hollesishme tregohet domosdoshmeria e mos shkaterrimit te Agjensise Kombetare te Energjise, debate me Ministrin e linjes duke argumentuar ekzistencen e kesaj Agjensie sepse ajo ishte nje organizem teknik, e cila bazuar ne karten e Energjise dhe ne legjislacionin perkates te vendeve te BE-se, ka per detyre te pergatise draftet e ligjeve, duke i sherbyer integrimit ne sistemet  Energjetike Europian.
Ne liber trajtohet mjaft mire edhe projekti AMBO qe ka lidhje me naften si dhe nje nga projektet prioritare qe qeveria duhet ti kushtoje vemendje te jashtezakonshme sepse eshte nje projekt nga i cili do te vihen mjaft te ardhura per vendin, do te kete punesime si dhe nje siguri energjetike afatgjate.
Gjithashtu hollesisht flitet edhe per projektet e lidhjes me rrjetin nderkombetar te gazit.
I shkruar me pasion dhe profesionalizem, libri u jep pergjigje te gjitha problemeve aktuale te naftes e vecanerisht korrupsionit dhe privatizimeve te pa studjuara. Per te gjithe ata qe jane te interesuar libri gjendet ne librari ETA, ne rrugen M.Shyri, Tirane. Kushton vetem 700 leke.

energjia.al, 01.04.2013